Hahni: Liderët e BE-së nuk pajtohen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

18 tetor 2019 | 13:23

Pas një debati të gjatë, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë dështuar që të arrijnë pajtim për vendimin lidhur me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, ka dhënë zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi në llogarinë e vet në “Twitter”, Hahn ka shkruar se liderët e BE-së nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike, duke e cilësuar këtë një “zhgënjim ekstrem”.

“Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Evropë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE-së tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me…