Hahni: Marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës është ende letër e zbrazët

08 shkurt 2018 | 14:54

Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është aktualisht një letër e zbrazët, ka thënë në Beograd komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Në konferencën “Strategjia për Ballkanin Perëndimor – hapja e rrugës për anëtarësim në BE”, Hahn ka theksuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, miratimin e së cilës BE e kërkon para anëtarësimit të Serbisë në bllok  do të varet nga rrjedha e dialogut.

“Kjo marrëveshje është tash për tash një copë letre e bardhë. Nuk dua të paragjykoj, por është e rëndësishme që dy palët të gjejnë zgjidhje që çojnë direkt kah dokumenti i detyrueshëm që ne e kërkojmë”, ka thënë Hahn.

Ai ka pohuar se Strategjia e re e BE-së për zgjerim me Ballkanin Perëndimor thekson se për anëtarësimin e Serbisë në bllok, duhet të plotësohen të gjitha kushtet, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Hahn ka shtuar se strategjia jep perspektivë të qartë evropiane edhe për Kosovën.

“Duhet të shihet si një motiv edhe për Kosovën që të punojë me Serbinë në një dokument ligjërisht detyrues dhe të normalizojë marrëdhëniet”, ka thënë Hahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit është…