
Hahni nesër takon Haradinajn
16 janar
19:56
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, nesër (e enjte) do të jetë në Kosovë me ç’rast do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. Ndërtesa e Qeverisë nga ora 16:45”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
/Epoka e re/