Kryetarja e LSI-së thotë se opozita do të bashkohet për ta larguar Ramën nga pushteti

16 janar 2019 | 19:45

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se nga dita e enjte do të këtë shumë zhvillime nga radhët e opozitës për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

“Shumë shpejt do ta kemi agjendën, Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet. Sot kemi një parlament të marrë peng, shumë shpejt do të njiheni me agjendën dhe strukturën, me të gjithë grupet e interesit. S’ka më nevojë për protesta masive, ke mijëra studentë që protestojnë, prindër, minatorë që janë gati. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi, transmeton “Top Channel”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se…