Sot në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
27 nëntor 2026
| 09:30
Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Përëndimor për Planin e Rritjes së BE.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku në një tryezë do të mblidhen liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. E pranishme do të jetë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Në një postim në “Facebook” për aktivitetin kryeministri Rama shkruan: “Samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë




