ATK-ja rikujton qytetarët dhe bizneset: Pagesat mbi 2,000 euro me para të gatshme janë të ndaluara

27 nëntor 2026 | 09:34

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar qytetarët dhe bizneset se pagesat mbi 2,000 euro me para të gatshme janë të ndaluara me ligj.

Përmes një njoftimi, ATK-ja ka bërë të ditur se çdo pagesë që tejkalon këtë shumë, ndërmjet bizneseve dhe individëve, duhet të realizohet përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

ATK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos e tejkalojnë kufirin e lejuar për pagesat me para të gatshme dhe të respektojnë dispozitat ligjore, në mënyrë që të shmangin gjobat.

“Respektoni ligjin dhe shmangni gjobat”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Përëndimor…