Zgjim Hyseni: Taksa 100% ishte vendim i drejtë

16 janar 2019 | 19:19

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se taksa ndaj Serbisë ishte e drejtë, por nuk mjafton vetëm kërkesa e SHBA-ve për tërheqjen e këtij vendimi.

Këtë qëndrim Hyseni e tha në Info Magazine, ndërsa theksoi se për tërheqjen e taksës 100% është e nevojshme një garanci plotësuese nga miqtë ndërkombëtarë që Serbia nuk përsëritë më të njëjtat veprime, njofton Klan Kosova.

”Taksa 100% ndaj produkteve serbe ka qenë vendim i drejtë pas sjelljeve destruktive të Serbisë, edhe brenda edhe jashtë. Sa i përket pengesave që i ka bërë Serbia për anëtarësimin në INTERPOL, përveç kërkesës për tërheqje të taksës nuk ka asgjë konkrete nga SHBA-të”, ka thënë Hyseni.

”Thirrja e Washingtonit zyrtar ka qenë e qartë, por jemi të bindur që taksa mund të hiqet vetëm pasi që ta dijmë dhe ta kemi të qartë se në çfarë procesi do të futemi sa i përket dialogut”.

”Duhet të ketë një lloj garancie nga miqtë ndërkombëtarë se ky proces do të nis me normalizim të marrëdhënieve që do të përfundonte me njohje reciproke”, ka deklaruar Hyseni, duke shtuar se nuk mjafton thjesht një heqje e taksës.

“Na duhet një garanci plotësuese nga miqtë ndërkombëtarë sa i përket dialogut”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës…