Hajdari sqaroi masat e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit

17 mars 2020 | 19:46

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur lidhur me keqkuptimet e fundit sa i përket mënyrës së funksionimit të bizneseve.

Hajdari ka sqaruar masat ekonomike të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e koronavirusit.

“Urdhëresa e parë ka qenë urdhëresa për menaxhimin e çmimeve, bazuar tek ankesat e qytetarëve për rritje çmimesh”, ka thënë Hajdari, duke shtuar se thënë se në këtë aspekt, punët qëndrojnë mirë. Sa i përket urdhëresës së dytë, ajo ka thënë se ka shumë keqkuptime.

“Kjo është menaxhuar mirë me Inspektoratin e Tregut, me bahskëpunimin me komunat dhe këtu jemi shumë mirë. Urdhëresa e dytë është ndaj zbatimit të masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencat e shëndetit publik dhe këtu ka shumë keqkuptime, jo me qëllim dashkeq por me qëllimin që të zbatohen urdhëresat, vendimet. Interpretim pas interpretimi ndodhin edhe gabime, në nivel komunal por edhe nga Policia “, tha ajo.

E para e Ekonomisë në Kosovë dha sqarime poashtu edhe për disa raste ku është keqkuptuar vendimi i ekzekutivit, raporton EkonomiaOnline përcjell Klan Kosova.

“Mbyllen restoranet, kafiteritë, baret, pubet, qendrat tregtare, përveç barnatoreve farmaceutike dhe bujqësore dhe shitoreve ushqimore brenda qendrave tregtare; tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve. Konsiderohen qendra tregtare shtëpitë e mallrave, tregjet e mbyllura dhe lokalet e ngjashme. Operatorët me ofertë të përzier – shitje e shërbim – mund të shesin, por jo të ofrojnë shërbim brenda lokalit. Operatorë të tillë janë furrat e bukës, burektoret, qepabtoret, ëmbëltoret, gjelltoret dhe tjera që shesin ushqim direkt, por edhe ofrojnë shërbime brenda lokale”, ka thënë ajo.

“Ndalohet konsumi i pijeve dhe ushqimi brenda menzës së punëtorëve, punëtorëve mund t’iu ofrohet ushqim dhe pije, por jashtë menzës”, ka thënë ajo.

Hajdari shpjegoi edhe për shërbime gastrononike brenda hoteleve.

Ajo po ashtu ka thënë se operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, ekonomike dhe postare mund të ofrojnë deri në një masë të domosdoshme, por me orar dhe staf të reduktuar.

Sa i përket shërbimeve elektronike dhe atyre postare, Rozeta Hajdari ka thënë se duhet të ofrohen në masë të domosdoshme, në mënyrë të reduktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti ratifikimin…