Hajdari tregon se kur do ta zbatojnë reciprocitetin me Serbinë

24 nëntor 2021 | 14:24

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe, por nuk ka dhënë një datë se kur mund të vendoset një masë e tillë.

Ajo ka thënë se ka filluar me planin e saj sa i përket parimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), jo vetëm për reciprocitet, por edhe për gjithëpërfshirje dhe transparencë.

“Do ta vendosim reciprocitetin. Do të vendosim, e jemi duke i vendosur. Ligji për masat antidamping, për mbrojtje nga importet, të gjitha këto kanë të bëjnë me barazi e reciprocitet. Unë kam filluar me planin sa i përket parimeve të OBT-së. Masat e komformitetit jemi duke i zbatuar. Ju njoftoj se çfarë është zbatuar nga ministria për mbrojtjen e tregut. Kemi marrë vendimet për masat antidamping për t’i mbrojtur sektorët që janë të rrezikuar nga importi dhe presim se si do të na udhëzojnë analizat që jemi duke i bërë. Ne jemi akuzuar nga ministrja e Ekonomisë së Serbisë për diskriminim, por jemi duke punuar për barazi”, ka thënë Hajdari në një konferencë për media.

Më tutje, Hajdari ka thënë se do ta vendosin këtë masë sapo të jenë të gatshëm. “Unë kam pyetur në mandatin e parë, si ministre se sa kemi logjistikën në teren të përgatitur dhe kur kam kërkuar për akreditimin e instituteve, përgjigja ka ardhur që nuk është i akredituar Instituti i Bujqësisë. Përveç bllokave dhe koncentratin e shpezëve, kemi marrë inicim për hetimet për sektorin e produkteve si biskotave, etj. Unë nuk kam dëshirë të vijë në konkluzion pa një analizë. Unë nuk marrë asnjë vendim pa një analizë të gjerë. Ju vini me kërkesa se kur, ndërsa përgjigja ime është kur të jemi të gatshëm. Nuk do të jetë reciprocitet ditësh, por do të jetë me një efekt prej pesë vitesh. Na duhen 60 ditë analizë, na duhet shqyrtim në teren. Nuk mund të vendosi vendime ad-hoc kur dua të marër një vendim të caktuar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se nga…