‘Hajduti’ me pupla merr pjesë në grabitje, bashkëpunëtorët e lënë në baltë

27 shkurt 2020 | 10:53

Dy hajdutë të cilët vodhën në një dyqan në Birmingham lanë pas një provë për policinë. Ata morën me vete një rosë dhe, pasi vodhën dyqanin, e lanë atë në vendin e ngjarjes.

Këtë e ka bërë me dije policia e West Midlands e cila ishte habitur nga veprimi i dy burrave. Gjithashtu, ata e postuan në rrjete sociale, duke u shprehur se të qenit polic të përball me situata vërtet të çuditshme.

‘Hajduti’ me pupla u mor nën kujdestarinë e qendrës së përkujdesjes së kafshëve, e njohur si RSPCA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po projekton transferimin e Karim Benzema, për t’ja bashkëngjitur…