Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren, vjedhin para dhe stoli ari

03 janar 2022 | 08:34

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit.

Policia njofton se janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e  tij nga dhomat e së cilës kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nis mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës…