Hajnat vjedhin sende në tri shtëpi në Kaçanik

08 janar 2023 | 09:05

Një femër ka raportuar në Polici se disa të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e saj dhe dy shtëpive tjera që gjendeshin në të njëjtin oborr në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë në Kaçanik raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë kryer vjedhje. Të dyshuarit kishin kryer vjedhje edhe në dy shtëpi tjera të viktimave meshkuj kosovar, të tri shtëpitë ishin në një oborr të përbashkët. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin planifikon…