Hajrizi: Të lumtur që po fillon Liga e Veteranëve

18 nëntor 2022 | 16:36

Të dielën fillon Liga e Veteranëve. Shumë ish-basketbollistë do të rikthehen në parket, ku kanë kaluar me dekada të tëra. Kryesuesi i Komisionit të Veteranëve, Naim Hajrizi ka folur rreth idesë së themelimit të Ligës së Veteranëve.

“Ideja ka lindur nga unë dhe Blerinë Vuniqi për të filluar një aktivitet për veteranë. Me njoftimin e disa ish-basketbollistëve nga klubet e Kosovës, të gjithë e kanë mirëpritur dhe e kanë përkrahur këtë ide”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së. Xhiroja e parë do të zhvillohet në Therandë të dielën. “Këtë fundjavë do të fillojmë me xhiron e parë, ku do të marrin pjesë gjashtë skuadra, Trepça, Prishtina, Peja, Bashkimi, Ylli dhe Vëllaznimi. Besoj se shumë shpejt do të paraqiten edhe skuadra tjera që kanë interesim dhe do të bëhemi me tepër skuadra”, ka shtuar ish-basketbollisti mitrovicas.

Kjo ide është përkrahur nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). “Jam shumë i gëzuar që kjo iniciativë ka hasur në mirëkuptimin e Federatës dhe ata janë shumë të interesuar që kjo ligë të ketë suksese dhe të ketë vazhdimësi. I uroj të gjitha ekipeve pjesëmarrëse për suksese, por para se gjithash shëndet dhe kënaqësi në Lojërat të cilat që na presin”, ka përfunduar Hajrizi. Federata e Basketbollit e Kosovës në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, andaj formimi i Komisionit të Veteranëve është një nga objektivat për realizimin e këtij qëllimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një baba i tre fëmijëve në Kitchener të Kanadasë, ka…