Hajvalia mëson kundërshtaren në raundin e parë të UEFA Champions League
30 qershor 2023
| 17:06
Skuadra kampione e Superligës së Kosovës në futbollin e femrave, Hajvalia ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të UEFA Champions League.
Në grupin e shtatë, Hajvalia do të luaj ndaj ekipit shqiptar, Vllaznia e Shkodrës.
Fituesi i këtij dueli, luan ndaj fituesit të ndeshjes mes Valur dhe Fomget SK.
Skuadra që kalon këtë grup, do të luaj në fazën tjetër kualifikuese të UEFA Champions League, raundi i dytë.




