Hakmarrje ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix poston videon ku shfaqet Iliri

06 prill 2022 | 11:16

Mamaja e Beatrix Ramosaj, Antigone, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo herë pas here poston foto e video të saj, por edhe të dy fëmijëve, Alban dhe Beatrix.

Së fundmi, nëna e këngëtarëve të dashur për publikun i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet Trixa së bashku me Ilirin teksa kërcejnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Antigone i ka etiketuar të dy duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini i njohur në llogarinë e tij.

Fansat këtë veprim të papritur nga ana e Antigones e kanë marrë si një lloj hakmarrjeje ndaj aktorit të humorit, Donald Veshaj, pas ndarjes nga Beatrix.

Kujtojmë se kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj.

Hakmarrje ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix poston videon ku shfaqet Iliri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka dënuar mizoritë e reja në Ukrainë si…