Hakohet “Instagrami” i kryeministres italiane, përdorin emrin e Elon Musk

18 mars 2024 | 08:13

Persona të panjohur kanë hakeruar mbrëmjen e sotme, për pak minuta, profilin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Instagram.

Hakerat raportohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me aeroplanin qeveritar nga Egjipti në Romë.

“Thank you Elon free Btc!” shkruhej në postim, shoqëruar dhe një fotografi të rreme të profilit të Elon Musk, raporton ANSA.

Presidenca e qeverisë italiane veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord.

Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia dhe autoritetet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do…