Halil Selimi: Besoj në luftën e drejtë dhe sakrificën e komandant Remit

06 dhjetor 2018 | 22:13

Veprimtari Halil Selimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka dalë në përkrahje komandantit Remi, i cili është ftuar për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale.

Rrustem Mustafa – Remi do të jetë pjesë e këtij procesi në Hagë më 14 janar të vitit 2019.

Halil Selimi ka shkruar se beson në luftën e drejtë dhe sakrificën e komandant Remit.

Postimi i plotë i Halil Selimit:

Ftesa për Komamdant Remin në Hagë, më kujton pikërisht dhjetorin tim të vitit 1991. Jo të ngjajshëm sigurisht! Por në një konteksti tipik!

Derisa më kishin arrestuar mua asokohe, një miku im i veprimtatisë, Ramiz Lladrovci, takon të fejuarën time dhe pa një pa dy, inkurajueshëm i thotë: shyqyr që e kanë arrestuar Halilin dhe jo dikë tjetër! Në kuptimin që shokët të mos dekonspirohen dhe të vazhdojë veprimtaria e fshehtë pa u rrezikuar!

Në këtë kontekst, Remi, miku im, nuk e rrezikon Kosovën, as UÇK-në, në asnjë rrethanë! 

Unë besoj në luftën e drejtë dhe sakrificën e tij!

Rroftë UÇK dhe lufta saj e shenjtë!

Ftesa për Komamdant Remin në Hagë, më kujton pikërisht dhjetorin tim të vitit 1991. Jo të ngjajshëm sigurisht! Por në…

Publiée par Halil Selimi sur Jeudi 6 décembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Politike…