Besnik Tahiri gjen kohë edhe për studentët, u shpjegon atyre se si funksionojnë institucionet

06 dhjetor 2018 | 21:58

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Politike të Kolegjit UBT, së bashku me Besnik Tahirin, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore dhe ligjërues në UBT, ndërmorën një vizitë studimore në tri institucionet kryesore të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, ata vizituan Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku nga profesori i tyre Besnik Tahiri dhe Vedat Sagonjeva, drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në njërën nga sallat alternative, u informuan lidhur me Rregulloren e Punës së Qeverisë, rolin e zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, procesin e hartimit të dokumenteve strategjike dhe të politikave, koncept dokumentet, si dhe konsultimet publike.

Pastaj ata vizituan sallën ku mbahen mbledhjet e Qeverisë dhe i priti Shefi i Protokollit të Kryeministrit, Labinot Smajlaj, ku nga ai mësuan për organizimin e mbledhjeve të Qeverisë, përfaqësimin, mënyrën se si merren vendimet në mbledhjet e Qeverisë, kuorumin si dhe procedurat tjera përkatëse lidhur me Mbledhjet e Qeverisë.

Tutje, ata vazhduan në Sallën e Konferencave, ku Tahiri se bashku me drejtoreshën e Zyrës për Komunikim me Publikun, Donjeta Gashi, dhe zyrtarin për marrëdhënie me publikun, Arben Musliu, i informuan studentët më detajisht për organizimin e konferencave të kryeministrit për media.

Pastaj, ata vizituan Komunën e Prishtinës, ku u pritën nga nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli. 

Nga Tahiri dhe nënkryetari Pacolli studentët u informuan për përbërjen e Kuvendit Komunal, për koalicionin qeverisës në Kryeqytet, politikat qeverisëse, buxhetin dhe çështje tjera që lidhen me pushtetin lokal.

Në fund, studentët vizituan edhe Parlamentin e Republikës se Kosovës, ku para se të fillonte mbledhja e Kuvendit, ata ishin në sallën e mbledhjeve plenare për t’u njoftuar lidhur me  organizimin e mbledhjeve, deputetët, grupet parlamentare dhe komisionet parlamentare.

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Politike të Kolegjit UBT, së bashku me z. Besnik Tahiri,…

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 6. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po qëndron për një vizitë…