Halil Selimi: Sot flasin dëshmorët, ne jemi për t’i kujtuar ata

18 janar 2020 | 13:37

Sot flasin dëshmorët. Sot e përgjithmonë! Ne jemi sa për t’i kujtuar! Por, edhe një përshëndetje përulëse ua kemi borxh!

Janari kalendarik, është gjithmonë një fillim i ri. Ndërsa, janarët historik, për ne, kanë ditur të jenë edhe tragjik, të pangopshëm nga vdekjet tona të mëdha.

Janarët, shpeshherë na i kanë mar pamëshirshëm heronjtë, por na kanë dhuruar lavdi e krenari të pafund, për ne dhe për gjithë ata që janë e ndjehen shqiptarë!

Jetë nga jeta e dëshmorëve, janarët, na kanë dhënë! Na kanë bërë ta ndjejmë e ta përjetojmë lirinë tonë. Pastaj, krenarë ta shtyjmë edhe deri tek ata, si ideal!

Mjerisht, ndarjet akoma na rëndojnë, sikur të mos mbaronin kurrë.

Jemi ndarë e shpërndarë, si degët e një lisi të madh, përtej muresh që na ndajnë si shqiptar!

Rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, të lirisë, veç e kemi bërë, ani se si të ndarë! Na ka mbetur edhe shumë më pak, për t’u bërë përfundimisht bashkë!

Dëshmorët i kemi të përbashkët, megjithatë! Dhe, kudo që jetojmë, gjaku i tyre na bashkon!

Edhe unë, si preshevar që jam, besoj se edhe Presheva nuk është larg bashkimit tonë!

Lavdia ju takon dëshmorëve! Ne, kemi përgjegjësinë, krenarisht t’i nderojmë!

Lavdi përgjithmonë!

(Fjalimi i mbajtur në Gostivar 2020).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elmi Reçica do të nxjerr një dhe vetëm një të…