Haliti gjobitet, thotë se harroi të bartte maskën

25 maj 2021 | 14:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, të martën është gjobitur për shkak se s’kishte të vendosur maskën.

Në një postim në “Facebook”, Haliti ka shkruar se kishte harruar ta vendoste maskën.

Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos veprojnë sikur ai, por të bartin maskat. “Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate e ka zbuluar…