Haliti tregon se si filloi përplasja në Kuvend

07 maj 2021 | 22:31

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për përplasjen që ndodhi ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të PDK-së dhe deputetëve dhe ministrave të VV-së.

“Nxitja ishte e dyanshme”, thotë Haliti.

“Të metat e informacionit, të metat e mundësive për të komunikuar me njëri-tjetrin, për t’i shqyrtuar disa çështje të cilat mund të shqyrtohen edhe në kushte normale në zyre, në salla të veçanta të Kuvendit të Kosovës, në takime me ministra. Mendoj se ka shumë mundësi për të biseduar dhe për t’i sqaruar gjërat’, shtoi ai për RTV21.

“Filloj pothuajse për çështje të së kaluarës dhe përplasjet ishin me akuza e kundër-akuza. Ato që ndodhën ishin më shumë përplasje, reagim do të thoja edhe i PDK-së por ishte edhe provokim ndaj PDK-së që u bë në sallë”, theksoi Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e dikurshme…