Hallakatën në Shqipëri, 10 mijë euro bileta për finalen e Conference League

09 maj 2022 | 16:10

Roma dhe Feyenoordi do të përballen në kuadër të finales së Conference League në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Shqipëri.

Kjo do të jetë finalja e parë për Romën, që prej viti 1991, raporton “Corriere dello Sport”.

Derisa interesimi për ndeshjen në “Air Albania” është jashtëzakonisht i madh nga dy tifozeritë, të cilat do të kenë në dispozicion nga katër mijë bileta secila për finalen.

Mirëpo, sipas medieve italiane mbi 20 mijë tifozë të Romës janë të gatshëm të zbarkojnë në Tiranë.

Klubi i Romës ka dhuruar bileta për 166 tifozët që ishin të pranishëm në humbjen 6-1 ndaj Bodo Glimtit, ndërsa të tjerat i ka shitur me short për tifozët që kanë pas një kartë abonimi për sezonin aktual.

Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë siguruar një biletë, do të vijnë në Tiranë, pasi disa prej tyre i kanë nxjerr në shitje biletat në “ebay” me çmime që shkojnë nga 800 deri në 10 mijë euro.

Shifra këto të jashtëzakonshme, saqë menjëherë tifozët kanë filluar të protestojnë në rrjetet sociale, madje shumë prej tyre po kërkojnë përsëritjen e shortit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Arta Nitaj padyshim që është njëra ndër…