Halloween: Shkollat në Nju Jork nuk lejojnë kostume të personazheve të “Squid Game”

31 tetor 2021 | 13:46

Tre shkolla fillore në shtetin e Nju Jorkut kanë ndaluar kostumet e Halloween nga seriali hit i “Squid Game”, nga frika se mund të promovojnë dhunën.

Seriali thriller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë, shkruan “BBC”.

Përmbajtja e tij e tmerrshme ka bërë që shkollat t’u dërgojnë email prindërve për “mesazhet e dhunshme” të shfaqjes, duke iu thënë kështu që për festën e Halloween nuk lejohen kostumet e personazheve nga ky serial.

Ata kanë thënë se veshjet e “Squid Game” në ngjarjet e shkollës do të ishin shumë të papërshtatshme.

Ndryshe, të gjitha shkollat e Nju Jorkut kanë udhëzime që ndalojnë veshjet e Halloween me motive dhune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për ‘Fan Club’, isha banorja e shtëpisë,…