Hamasi publikon video të pengjeve amerikane dhe izraelite në Gaza

28 prill 2024 | 09:36

Hamasi publikoi një video që tregon provën e parë të jetës së dy pengjeve që mbahen në Gaza.

Pamjet nuk kanë datë. Por në video Omri Miran thotë se po qëndron prej 202 ditësh, ndërsa Keith Siegel, shtetas izraelito amerikan përmend festën e Pashkës së kësaj jave, shenjë se videot janë filmuar së fundmi.

Të dy u kapën kur Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse më 7 tetor 2023.

Familjarët e pengjeve i bënë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë një marrëveshje të re për lirimin e tyre.

Kjo është strategjia e re e Hamasit, për të përdorur izraelitët e rrëmbyer si ‘dëshmitarë’ të ngociatave për të detyruar qeverinë Izraelite të mos sulmojë Rafahun por të vijohet gjetja e një marrëveshjeje të mundshme.

Kështu Hamasi i përgjigjet strategjisë së qeverisë Netanyahu, e cila kërcënon me një sulm shkatërrues në Rafah, në kundërshtim me çdo thirrje për të shmangur katastrofën humanitare.

Nëse Izraeli do të sulmonte vërtet me tanke qytetin në kufi me Egjiptin, bastionin e fundit të mbetur të Hamasit në Rripin e Gazës, do të ishte masakër dhe do të rrezikonte të vriste pengjet; por do të ishte gjithashtu një goditje vdekjeprurëse për grupin e Hamasit dhe udhëheqësit e tyre të vendosur atje, ndoshta duke përfshirë liderin Jahja Sinwar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivana Stradner, analiste nga SHBA dhe bashkëpunëtore kërkimore e Fondacionit…