Hamilton: Dua të qëndroj në F1 edhe kur të mos garoj më

15 prill 2021 | 17:22

Lewis Hamilton, tashmë 36 vjeç, e ndien se është në vitet e fundit të karrierës.

Piloti britanik i Mercedesit ka një kontratë me makinën gjermane që skadon në fund të këtij viti, ku në rast se triumfon, do ta korrë suksesin e tetë kampion bote në Formula 1.

Duke folur për të ardhmen, Hamiltoni ka deklaruar: “Pasi të largohem nga garat mund të qëndroj në Formula 1 dhe mendoj se e dëshiroj këtë gjë. Ky sport më ka dhënë mundësi të njoh shumë njerëz, të jap mesazhe, të inkurajoj njerëz. Por, në një moment do të ndalem. Misioni im është ta bëj këtë sport më përfshirës dhe kjo gjë nuk më shqitet nga mendja. Ky është një problem që duhet sulmuar që në bazë, duke ndihmuar e mbështetur të rinjtë. Duhet punuar për të pasur më shumë mekanike dhe inxhiniere femra në skuadrat tona, apo persona me ngjyrë”, ka shtuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Afrim Mustafa, ish-reporter dhe veteran i luftërave të UÇK-së…