Hamilton: Mund të qëndroj një vit pushim dhe të rikthehem sërish në Formula 1

30 janar 2024 | 14:32

Tashmë 39-vjeçar, piloti britanik Lewis Hamilton ka edhe dy vite kontratë me Mercedesin. Çka do të thotë se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë në pistë deri në moshën 41-vjeçare. Po më tej? Vitin 2026 do të hyjnë në fuqi motorët e ri dhe kjo risi mban disi pezull të ardhmen e britanikut.

“Nuk kam thënë kurrë se titulli i tetë do të ishte pika e mbërritjes për mua”, ka thënë Hamilton.

“Nuk e ndjej domosdoshmërisht dëshirën për të qëndruar aktiv në Formula 1 për më gjatë, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund ta imagjinoj që të mos garoj më dhe të jem ende në një garazh diku. Në fakt, ndoshta do të mendoja se mund të shtoja një sezon tjetër dhe të konkurroja përsëri. Ndoshta do të ishte më mirë të bëja një pushim dhe të shikoja nëse dua të kthehem akoma”, ishte komenti i Hamiltonit për të ardhmen e tij. Ndoshta britaniku dëshiron të veprojë si Fernando Alonso, që u rikthye pasi u tërhoq nga garat.  Piloti “i madh” i fundit që u tërhoq nga skena ishte Sebastian Vettel në fund të vitit 2022. Edhe gjermani, nuk përjashtoi një rikthim. “Rikthimi ndodhi me Fernando Alonso, Michael Schumacher dhe të tjerë, madje edhe nga sporte të ndryshme. Unë fola me dikë për këtë, më tha se diçka që kishe bërë gjithë jetën tënde humbi papritur. Prandaj është normale të mungosh”, ka deklaruar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Unë jam me Ali Ahmetin, por jam edhe…