Hamiltoni e fiton edhe garën e fundit në Formula 1

01 dhjetor 2019 | 18:21

Ka përfunduar edhe gara e fundit në Formula 1, për vitin 2019. Një garë mjaft interesante është zhvilluar në pistën e Abu Dhabi, me skuadrat që kërkonin të merrnin pikë vitale nga kjo garë e fundit, të cilën e fitoi piloti i Mercedes, Lewis Hamilton.

Piloti holandez, Verstappen e mbylli garën në pozitën e dytë, i ndjekur nga Charles Leclerc i Ferrari, që përfundoi në pozitën e tretë. Në këtë garë, Max Verstappen dhe Charles Leclerc kanë zhvilluar një duel interesant për pozitën e dytë, duke kontestuar njëri tjetrin thuajse në secilën kthesë të pistës.

Vlen të cekët gjithashtu se Valtteri Bottas pati xhiron më të shpejtë në këtë garë, duke mbyllur në 1:39.715, kurse piloti tjetër i Mercedes, Lewis Hamilton, bëri xhiron e dytë më të shpejtë, me 1:40.008. Me këtë fitore, Hamilton e mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit në Formula 1, me titullin e kampionit që e merr me vete. Ai regjistron fitoren numër 84  tashmë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Watfordi ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin Quique Sanchez Flores…