Hamiltoni: Fundjava më e vështirë e karrierës

15 nëntor 2021 | 12:23

“Është hera e parë që nga gara e Silverstone që kaq shumë tifozë më mbështesin dhe janë në anën time. Jam i nderuar për mbështetjen e tyre dhe i përshëndes me këtë fitore fantastike”, ka qenë deklarata e Lewis Hamilton, që në Brazil arriti një triumf të shkëlqyer, duke u nisur nga vendi i dhjetë dhe mposhtur e parakaluar në pistë rivalin e tij kryesor për titull, Max Verstappen.

“Ishte një fitore e gjithë skuadrës edhe e Valtteri. Pilotova përtej limiteve, por mendoj se kjo është fundjava më e vështirë e karrierës time”, u shpreh Hamilton, që gjatë garës së Brazilit u penalizua 2 herë. Fillimisht e nisi garën “sprint” (të shtunën) nga vendi i fundit, pasi u evidentuan parregullsi në DRS. Ndërsa të dielën u penalizma me 5 pozicione për modifikime në motor.

Edhe pas garës, piloti britanik i Mercedesit u gjobit me 5 mijë euro, pasi hoqi rripat e sigurisë në xhiron përshëndetëse. “Të shtunën, para garës sprint, nuk do kisha menduar kurrë se do të fitoja këtu ditën e diel. Kam mësuar që të mos dorëzohem dhe mos heq dorë kurrë dhe ia dola mbanë. Kjo fitore më duket si fitorja e parë në karrierë. Të gjithë ishim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Hamilton. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të…