Hamiltoni: Jam i motivuar për suksese të reja

10 janar 2023 | 16:49

Në fund të këtij viti skadon kontrata e Lewis Hamiltonit me Mercedesin. Ende nuk dihet nëse piloti britanik, shtatë herë kampion bote në Formula 1, do të qëndrojë me makinën gjermane apo do të largohet. Ai që ka dhënë një përgjigje për këtë çështje është vetë Hamiltoni.

“Mendoj se çdo vit një pilot pyet veten nëse është në gjendje ta japë maksimumin në pistë apo jo. Madje të japë më shumë se një vit më parë. Nëse do të arrija në atë pikë, që nuk do të kisha motivim, nuk do të stërvitesha e nuk do ta jepja maksimumin, do të largohesha”, ka thënë Hamiltoni.

“Kemi një sezon të vështirë përpara, ku garojmë për të rikuperuar, ndaj jam i motivuar. Kjo do të thotë se dëshiroj të vazhdoj të garoj për sa kohë që jam i motivuar. Ne arritëm të jemi të bashkuar në një moment të vështirë dhe u rikthyem te suksesi. Shpresoj që kjo sforco t’ia vlejë për këtë vit”, ka shtuar Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti i shitjes me pakicë në internet Amazon ka thënë…