Hamiltoni për Verstappenin dhe Alonson: Të tre jemi jashtëzakonisht konkurrues

26 janar 2024 | 15:07

Gjatë një interviste të dhënë për mediet holandeze, piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, foli për marrëdhënien me rivalin e tij Max Verstappen. Britaniku i ul kapelën pilotit të Red Bull, duke vlerësuar sezonin e tij të fundit.

“Max duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën. Ai po bën një punë të shkëlqyer ashtu sikurse edhe Alonso. Unë mendoj se Max dhe Fernando kanë një gjë të përbashkët me mua: Të tre jemi jashtëzakonisht konkurrues”, u shpreh Hamilton.

Më tej, britaniku vazhdoi: “Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të marrë atë që duam. Nuk mund të them shumë gjëra të tjera për ta si njerëz, i njoh vetëm përmes garave të Formula 1. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin shpesh jashtë pistave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,  ka…