Hamiltoni: Te Mercedesi të gjithë po punojnë fort

02 mars 2023 | 12:55

Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë i vështirë për Mercedesin, që sërish nuk është në nivelin e Red Bullit apo Ferrarit. Madje edhe Aston Martin duket një hap përpara makinës gjermane. Testet në Bahrein treguan se Mercedesi ka ende punë për të bërë dhe se makina gjermane është ende gjysmë sekonde më e avashtë se rivalët.

Lewis Hamilton shpjegoi vështirësitë e ekipit të tij në fillim të sezonit, por shtatë herë kampioni i botës ka besim te Mercedesu: “Të gjithë e kanë ulur kokën dhe po punojnë, ndaj unë jam vërtet krenar për këtë. E di se të gjithë në fabrikë do t’i analizojnë këto të dhëna dhe do të vazhdojnë të punojnë me to. Testet ishin mjaft interesante edhe pse nuk është kurrë e lehtë. Ajo që më befason këtë sezon, i 11-ti për mua te Mercedesi, është se të gjithë kanë ardhur me të njëjtin mentalitet, duke punuar shumë. E kuptojmë se kemi një mal për të ngjitur, por askujt nuk i intereson”, ka shtuar Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori gjerman i Bayern Munchen, Leroy Sane, rrezikon të humbasë…