Hamiltoni triumfon në Britani

02 gusht 2020 | 18:33

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka arritur të fitoi sot garën e Shpërblimit të Madh të Britanisë, ani pse në xhiron e fundit atij i ishte shpërthyer gola.

Piloti i Mercedesit përfundoi 5.856 sekonda para holandezit të Red Bullit, Max Verstappen. I treti doli Charles Leclerc i Ferrarit, që ishte 18.474 sekonda prapa Hamiltonit. Në pozitat katër e pesë u renditën Daniel Ricciardo i Renaultit dhe Lando Norris i McLarenit.

“Ishte mjaft ngushtë”, iu drejtua Hamiltoni ekipit të tij nëpërmjet radiolidhjes. Për Hamiltonin ishte triumfi i shtatë në shtegun në Silverstone. Po ashtu është fitorja e tretë këtë stinor nga katër gara të zhvilluara. Hamiltoni kryeson renditjen pas katër garave me 88 pikë, 30 më tepër se kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas. Max Verstappen është i treti me 58 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar rënien nga…