Hamiltoni triumfon në Hungari, Vetteli i treti

04 gusht 17:04

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë dhe ka marrë revanshin ndaj Max Verstappen pas Hockenheim. Një fitore e ndërtuar në bokse për anglezin, me Mercedesin që i ka krijuar kushtet të kapte holandezin e Red Bull dhe ta parakalonte atë tri xhiro para fundit.

Në vendin e tretë është renditur piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili ka fituar duelin me shokun e skuadrës, Leclerc. Zhgënjen Bottas, që e ka mbyllur garën në vendin e tetë.

Rezultatet: 1. Hamilton 2. Verstappen 3. Vettel 4. Leclerc 5. Sainz 6. Gasly 7. Raikonnen 8. Bottas 9. Norris 10. Albon 11. Perez 12. Hulkenberg 13. Magnussen 14. Ricciardo 15. Kyvat 16. Russell 17. Stroll 18. Giovinazzi 19. Kubica DNF – Grosjean.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është duke fituar ndaj Liverpoolit (1-0), në ndeshjen…