Hamiti: Edhe një huqje diplomatike e Kurtit, provokoi pa nevojë demantin e Greqisë për njohje

11 shtator 2023 | 13:14

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, e ka quajtur huqje diplomatike, deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Greqia është më afër njohjes së Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, Kurti ka provokuar pa nevojë një demant nga Greqia e ku thonë se qëndrimi i tyre për Kosovën mbetet i pandryshuar.

“Edhe një huqje diplomatike e Kurtit. Paralajmëroi kryeministri Kurti para pak ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë, që thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Më tutje, Hamiti ka thënë se Greqia do ta njohë një ditë Kosovën, por se qeveria nuk duhet të veprojë dhe të komunikoj si në këtë rast.

“Greqia duhet ta njohë dhe do ta njohë Kosovën një ditë sigurisht. Një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit – në dëm të Kosovës. Prej padijes, sigurisht!”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja dhe ish-modelja e njohur amerikane, Brooke Burke, është një…