Hamza: Akademik Qosja ishte një nga mendjet më të ndritura të kombit
24 prill 2026
| 11:20
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nënshkruar në “Librin e Zisë”, të hapur për akademikun Rexhep Qosja.
Ai ka thënë se Qosja ishte një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.
“Akademik Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të ndritura të kombit dhe një zë i palëkundur i së vërtetës. Vepra dhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare mbeten një trashëgimi e çmuar për shoqërinë tonë. Në emër të PDK-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Hamza në librin e ngushëllimeve për akademik Qosjen.



