Hamza: Buxheti i rishikuar nuk i adreson nevojat e qytetarëve

16 korrik 2021 | 16:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar qeverinë për rishikimin e buxhetit të vitit 2021.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ky buxhet nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe ka shpërpushje të madhe me programin qeverisës.

“Kemi një buxhet që vjen për t’u rishikuar, i cili nuk i adreson nevojat e qytetarëve të ekonomisë së Kosovës. Ka një mospërputhje të plotë të programit të qeverisë dhe dokumentin të cilin ne sot po e diskutojmë. Në program kemi premtime megalomane, të cilat nuk janë në kuadër të buxheti që janë pa mbulesë dhe të parealizueshme”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, nënkryetari i Kuvendit ka thënë se në propozimet aktuale nuk parashihen rritje të pensioneve, të pagës minimale dhe se nuk përfshihen asnjë prej premtimeve të ekzekutivit.

“Në propozimin aktual nuk ka rritje të pensioneve, përkundër atyre shtesave të vogla që kanë qenë duke i marrë pensionistët edhe këto iu kanë ndalu. S’ka parashikim për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës dhe për as një nga pensionet që realizojnë pensione përmes buxhetit të Kosovës”, ka thënë Hamza, duke kërkuar që të sillen në Kuvend, ndryshimet në Ligjin për paga dhe implementimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi sipas…