Hamza: Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme

23 prill 2026 | 14:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademik Rexhep Qosjes.

Hamza ka thënë se humbja e Qosjes është e madhe jo vetëm për familjen tij, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.

Ai ka thënë se si akademik i shquar, Qosja ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë.

“E nderuar familje Qosja, me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë. Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme”, është thënë në telegram-ngushëllimin e Hamzës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten, Fedearata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar…