Superliga me duele interesante, derbi me reflektorë

23 prill 2026 | 13:56

Të enjten, Fedearata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy ndeshje të shtunën dhe tri të tjera të dielën, do ta mbyllin këtë xhiro që pritet të ketë përballje interesante.

Xhiroja do të hapet të shtunën me ndeshjen Prishtina e Re – Drenica, e cila nis në orën 15:00 dhe luhet në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Ndërkohë, të shtunën mbrëma, do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, i cili nis në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe të dielën do të ketë duele interesante, ku Ballkani e pret në Suharekë skuadrën e Ferizajt, në tentim për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Drita do të përballet me Llapin në Gjilan, ndërsa Dukagjini në Klinë e pret skuadrën e Malishevës.

Superliga me duele interesante, derbi me reflektorë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se…