Konjufca për vdekjen e Qosjes: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelektual

23 prill 2026 | 13:50

Ministri i punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se para pak minutash kombi shqiptar kudo që jeton me pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes.

“Na la edhe kolosi ynë i fundit intelektual. Për më shumë se gjysmë shekulli Rexhep Qosja ishte zëri i artikuluar me konsistencë i ndergjegjes sonë kombëtare. Shkencëtar, shkrimtar, akademik, profesor, veprimtar dhe kritik – kontributi i tij për studimin e letërsisë shqipe si dhe pasurimi i saj me vepra letrare si autor do të jetojnë gjithmonë. Ai kurrë nuk u mjaftua vetëm me punën shkencore të kabinetit. Gjatë viteve ’80, në atë kohë kur ne ishim ‘popull i ndaluar’, profesor Qosja u shqua me guximin e tij të palëkundur për demaskimin e hapur të shtypjes së Serbisë mbi popullin shqiptar”, ka shkruar Konjufca.

“Kur erdhi koha e domosdoshmërisë së luftës së armatosur kundër okupimit Rexhep Qosja e kishte të qartë: vetëm mbështetja e UÇK-së na rreshton në anën e duhur të historisë. Progresiv me bindje, egalitar në qëndrime, gjithnjë kombëtar në veprime dhe humanist në vlera – Rexhep Qosja ka zënë vend si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë. I tillë do të kujtohet gjithnjë për veprën dhe veprimtarinë e tij e cila prej sot do te studiohet me përqendrim edhe më të madh”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas gjysmëfinales së parë, të zhvilluar të mërkurën mbrëma ndërmjet…