Hamza: Kurti pa rezultate, kam përvojë më shumë se Abdixhiku, Haradinaj nuk do të jetë kryeministër

28 mars 2024 | 22:34

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar kandidatët e mundshëm për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme.

Hamza ka thënë se rezultatet e Albin Kurtit si kryeministër janë të pamjaftueshme. Ai ka përmendur edhe rezultatet e dobëta në arsim, shëndetësi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Mandati i parë është besim, mandati i dytë është vlerësim. Tash do të vlerësohet. Rezultatet janë të pamjaftueshme. Pa rezultate në arsim, shëndetësi, mos të flasim edhe për politikën e jashtme. Asnjë njohje. Asnjë anëtarësim”, ka thënë Hamza.

Ai ka folur për Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

“Kam përvojë ma të gjatë në institucione, në vendimmarrje dhe si rezultat e njoh Kosovën para luftës, e pasluftës. E njoh para pavarësisë dhe prej vitit 2000 kam vazhdimësi, pa shkëputje dhe besoj që kjo më jep avantazhin”, ka thënë Hamza për Abdixhikun.

“Kam respekt për të kaluarën e Haradinajt. Ka kontribut të madh për lirinë e vendit. Ka qenë kryeministër në një pjesë të mandatit kur unë kam qenë ministër i Financave. Kam respekt për të. Haradinaj kësaj radhe nuk do të jetë kryeministër”, ka thënë ai për Haradinajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti…