Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare financiare nesër në seancë

08 korrik 2020 | 17:53

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë vlerën e më shumë se 300 milionë eurove.

Në një konferencë për media Hamza, ka thënë se PDK-ja do të votojë pro për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjeve, që sipas Qeverisë ishin konsideruar të domosdoshme.“PDK-ja është opozitë e Qeverisë, mirëpo kemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se s’jemi opozitë e shtetit dhe interesit të qytetarëve të Kosovës. Kemi diskutuar brenda strukturave, por tani përfunduam edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kemi vendosur të përkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës. I përkrahim pa kushtëzime”, ka thënë ai duke paralajmëruar votimin pro për seancën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO…