Hamza për rimëkëmbjen ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, por jo në infinit të interesave të shtetit

04 dhjetor 2020 | 13:03

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën ku po bëhet shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, ka shprehur keqardhje për siç ka thënë ai vonesën në adresimit të kësaj çështjeje nga qeveria në kohë të duhur për qytetarët.

Sipas tij, PDK-ja bazuar në situatën shëndetësore, ekonomike dhe politike të vendit ka bërë propozimin e katër amendamenteve për plotësimin e këtij projektligji dhe i ka harmonizuar ato me koalicionin qeverisës.

“Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës. Ky ligj nuk paragjykon se si do të jetë skema politike në të ardhmen dhe nuk ka garanca që PDK-ja do të përkrah marrëveshje tjera nëse nuk janë në interes të vendit. Jemi opozitë e qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, por nuk mund të jemi në infinit opozitë e interesave të shtetit”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, ky projektligj nuk ka mundur të procedohet tutje me pakon paraprake pa krijimin e një baze legale ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovë (KEK),  ka mbyllur tremujorin e tretë…