Hamza po qëndron për vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë

17 maj 2022 | 14:28

Një delegacion i komunës së Mitrovicës në krye me kryetarin e komunës, Bedri Hamza, nënkryetarin, Arian Tahiri, drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë.

Hamza është pritur në takim nga kryetari i Bashkisë së Bursës, Alinur Aktaş, me të cilin është biseduar për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, dhe në realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe ekonomike, për çka u tha se të dyja komunat kanë potencial të mirë.

Këtë vizitë kryetari Hamza e ka vlerësuar si mundësi të mirë për të shkëmbyer përvoja më të mira të zhvillimit komunal, me ç’rast e ka njoftuar kryetarin Aktaş me planet strategjike dhe mundësit për biznese, duke potencuar se prioritet i qeverisjes lokale mbetet ngritja e infrastrukturës së duhur për biznese si dhe joshja e investitorëve të huaj në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një…