Hamza pret në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

03 shkurt 2022 | 16:19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit nga programi i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian-ROMACTED, Tankut Soykan dhe bashkëpunëtorët e tij Besim Shkololli dhe Sakibe Jashari.

Në këtë takim me tepër informues u diskutua për mundësin e bashkëpunimit mes komunës së Mitrovicës dhe ROMACTED duke përfshirë realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e komunitetit romë në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi është bërë me dije se në muajt në vijim do të nënshkruhet edhe një memorandum i bashkëpunimit në realizimin e fazës së dytë të projektit i cili promovon qeverisjen e mirë dhe synon fuqizimin e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar përfaqësuesit nga ROMACTED për bashkëpunimin e vazhdueshëm duke u shprehur se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Strakosha duket se po kalon muajt e tij të…