Hamza pritet në takim nga kryebashkiaku i Inegylit

19 maj 2022 | 16:43

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin turk, ka takuar jo vetëm afaristë të suksesshëm biznesor por edhe personalitete të shquara nga politika.

Kështu, gjatë ditës së enjten kryetari i komunës, Bedri Hamza, është pritur në takim nga kryetari i Bashkisë së Inegylit, Alper Taban.

Kryebashkiaku Taban dhe kryetari Hamza e kanë vlerësuar i shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të Mitrovicës dhe Inegylit, me të cilin qytet Mitrovica është e binjakëzuar.

Delegacioni nga Mitrovica e kanë falënderuar shtetin turk për mbështetjen e dhënë vendit tonë, me theks të veçantë kryebashkiakun Alper Taban, që është një mik i mirë i Mitrovicës e me të cilin pritet të thellohet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe realizimi i projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar ekipin…