Hamza takon të dërguarin e posaçëm të Britanisë, temë diskutimi siguria në Mitrovicë

05 janar 2023 | 15:11

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, kanë pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte çështja e sigurisë së përgjithshme në vend, posaçërisht në Mitrovicë.
Hamza ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Britanike dhe popullit britanik për vendin tonë.

Më tutje ai është zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjitha institucionet dhe komunitetet të cilave u shërben, pa dallim, në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zbatimin e ligjshmërisë në vend.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka falënderuar kryetarin Hamza për mikpritjen dhe lidershipin e treguar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë publike çmimet…