Hamza vazhdon vizitat nëpër familjet: Me qeverinë tonë, ndryshimi do të vijë për çdo familje të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjen Hyseni në Vushtrri.
Ai ka thënë se vizitat nëpër familjet anekënd Kosovës po tregojnë të njëjtën pamje: njerëz të ndershëm, me vullnet të madh për punë dhe që kanë dhënë shumë për Kosovën, por me brenga e shqetësime që po rëndohen çdo ditë.
“Edhe në familjen Hyseni në Vushtrri dëgjova të njëjtat halle që sot i kanë shumë familje: çmime dhe tatime të larta, paga të pamjaftueshme dhe shpenzime të mëdha për shëndetësinë që paguhen nga xhepi i tyre. Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin. Qytetarët kanë nevojë për një shtet që punon për mirëqenien e tyre, jo për propagandë e kriza të pafundme politike. Me qeverinë tonë, ndryshimi i shumëkërkuar do të vijë për çdo familje të Kosovës”, ka shkruar Hamza.



