Hamza vendos gurthemelin për ndërtimin e urës te Liqeni Akumulues në Mitrovicë

01 nëntor 2022 | 13:52

Liqenit Akumulues në Mitrovicë po i shtohet edhe një urë e cila do të ketë pamje mjaft të bukur, gurthemelin e të cilës e vendosi të martën kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Fillimin e punimeve e përcjellën nga afër edhe nënkryetari, Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.

Ata e vlerësuan si investim të rëndësishëm ndërtimin e urës, pasi që ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Mitrovicës, duke e cilësuar si një vlerë e shtuar për atë zonë që frekuentohet edhe nga qytetarët e vendeve tjera të Kosovës.

Vlera investive për realizimin e këtij projekti është 212,716.00 euro, derisa përfundimi i urës është paraparë të kryhet për tetë muaj e dhjetë ditë.

Ndërkaq, projekti po realizohet falë memorandumit të mirëkuptimit në mes të Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-it.

May be an image of 7 people and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk përjashtohet…