Handanoviq: Me Dortmundin nuk do të jetë një ndeshje e lehtë

04 nëntor 2019 | 11:25

Në mesjavë Interi do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Portieri “zikaltër”, Samir Handanoviq, është shprehur se ndeshja me ekipin gjerman do të jetë shumë e vështirë dhe se ata duhet të punojnë çdo ditë.

“Të martën nuk do të jetë një ndeshje e lehtë ndaj Dortmundit. Ne dimë se ata në shtëpi janë një ekip i shkëlqyer. Të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë vendimtare”, ka thënë Handanoviqi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)…