Palmeri shkon në Beograd, takohet me Vuçiqin

04 nëntor 2019 | 11:23

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vizituar sot Serbinë, ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Fillimisht Palmeri e Vuçiqi kanë biseduar në “katër sy” para se të shoqërohen me anëtarë të tjerë të delegacioneve.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të Amerikës dhe Serbisë.

Palmeri dhe Vuçiqi pritet që së shpejti të paraqiten në një konferencë të përbashkët për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka thënë se…